Print

Libër Kujtimi i Kosovës 1998 – 2000

kkp-98-00-bhs-500

Libër Kujtimi i Kosovës është një përmendore viktimave të krimeve të luftës (civilë, të plagosur dhe të burgosurit e luftës), njerëzve që kanë rënë gjatë luftimeve (luftëtarëve) dhe njerëzve të cilët në mënyrë të dhunshme janë zhdukur gjatë vitit 1998 në Kosovë gjatë konfliktit të armatosur ndërmjet MPS-së dhe UJ-së në njërën anë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në anën tjetër. Kjo përmendore është e gjallë por e pashkatërrueshme. Thirrja që t’i dilet përballë, të lexohet çdo emër, që të dihet kush janë këta njerëz, si kanë rënë dhe që njerëzit t’i kujtojnë njerëzit. Me kalimin e kohës, me të dhënat mbi fatin e të zhdukurve të mbetur dhe varrezave të fshehta dhe të dhënave të reja mbi krimet e kryera dhe viktimat, Libër Kujtimi i Kosovës do të bëhet dëshmitari më i besueshëm i të kaluarës sonë jo të largët.

Hulumtuesit e krimeve të luftës dhe historianët kanë fituar një bazë të faktografuara nga disa burime të pavarura, të cilën mund ta kontrollojnë përmes emrave, lokacioneve dhe ngjarjeve. Për herë të parë në histori të Ballkanit, numrat janë zëvendësuar me emra të cilët nuk lejojnë hapësirë për manipulime, minimizim apo ekzagjerim.

Share